Subscribe

Njësisë njëmbëdhjetë, në zonën e Laprakës, doganës dhe Kodër-Kamzës iu shtuan zyrat e reja per aplikimin  për mjetet biometrike të identifikimit.

 

 “Ftesa ime për banorët është mos prisni verën, se në verë do vijnë edhe emigrantët për të ndërruar pasaportat dhe kartat e tyre, shfrytëzoni këtë kohë fantastike, në zyra me ajër të kondicionuar dhe me të gjitha kushtet. Me 2-3 minuta pritje dhe 2-3 minuta punë heq një nga sikletet që njeriu ka për të bërë një herë në 10 vjet, rinovimin e pasaportës dhe të kartës”

 

Gjatë 30 ditëve te fushatës, bashkia sipas Veliajt, do të jetë shumë më vëmendshme ndaj ndërtimeve pa leje sidomos ne zona ku ka monumente  historike.

 

“Nëse dikush mendon se meqë unë javën tjetër filloj fushatën nuk do e kem mendjen tek ndërtimet pa leje në qytet, gabohet shumë rëndë. Do të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t’i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t’i hipë Vojo Kushit sipër, si ai tankut, e ka shumë gabim”

 

Kryetari rikujtoi se bashkia ka vene ne dispozicion 30 pika ku studentet mund te tërheqin kartën me të cilën mund te përfitojnë ulje per shume shërbime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *