E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Kronikë

Hapen pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës

Grekët hapin në mënyrë të dyanshme kufirin me Shqipërinë. Kjo ka bërë që pasditen e sotme, qindra shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj të vijnë në Shqipëri për t’u takuar me familjarët e tyre.

 

Ka prej atyre që kanë një vit, por dhe të tjerë që kanë dy vite pa u takuar me njerzit e afërt. Lajmin se pika e kalimit kufitar të Kapshticës i është kthyer normalitetit në të dy anët e kufirit ka bërë të mundur lëvizjen e shqiptarëve jo vetëm me mjetet e tyre private, por edhe me linjat e autobusëve, gjë e cila ndodh pas 7 muajsh.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, burime të siguruara thanë se ditën e sotme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë kaluar me mjetet e tyre shqiptarë që kanë dokumente greke, por edhe shqiptarë të tjerë të cilët dispononin formularin PFL, si dhe kryerjen e tamponit 72 orë para kalimit në Greqi.

 

Po ashtu, ditën e sotme, nga Kapshtica në drejtim të Greqisë kanë kaluar edhe shtetas të huaj. Nga dita e sotme, të dy korsitë e daljes nga Shqipëra në drejtim të Greqisë kanë qenë të hapura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë