Subscribe

Qeveria përmbylli fazën e pare te privatizimit, te kompanisë shtetërore INSIG. I konsideruar si privatizimi i fundit strategjik, ne tenderin e zhvilluar per shitjen e tij u pranuan 4 oferta. Ajo qe ra ne sy ishte fakti se te interesuarit ishin vetëm investitor vendas, ku mungoi interesi i kompanive ndërkombëtare. Nga te katërt ofertat e pranuara nga Komisioni i Vlerësimit, ajo me e larte ishte e kompanisë se sigurimeve Eurosig, e cila ofroi 2 mld e 222 milion leke. Sipas Komisionit te Vlerësimit, pasi te shqyrtohet dokumentacioni, ne 25 mars, pritet edhe shpallja e fituesit. Përfaqësuesit e katër kompanive pjesëmarrëse ne gare janë biznesmen nga fusha e sigurimit, por jo vetëm. Aktualisht INSIG ka vetëm 6 % te tregut te sigurimeve ne Shqipëri, dhe 2 deri ne 4 % te tregut ne Kosove dhe po kaq edhe ne Maqedoni. Ai zotëron tre licenca sigurimi, nje ne Kosove, nje ne Maqedoni dhe një licence te sigurimit te jetës ne Shqipëri. Nese do te aplikohej sot per te marre keto licenca, vlera e tyre arrin ne 10 mln euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *