Një efektiv policie është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kanabis në lokalet e natës në Sarandë në bashkëpunim me një person tjetër.

 

Efektivi i policisë kishte hapur një lokal‘Beach Bar’në Sarandë së bashku me mikun e tij, për të kamufluar veprimtarinë e paligjshme.

 

Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lekë.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Sunday”, ku u arrestuan në flagrancë punonjësi i policisë R.B., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe një shtetas bashkëpunëtor i tij me iniciale S.V., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit”.

 

Dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshem duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

 

Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

 

Në cilesinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një arme zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.

 

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

 

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90 90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *