E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hapen koridoret humanitare në Mariupol, mijëra njerëz të strehuar në bunkerët nëntokësore

Bunkerët nëntokësorë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë bërë shtëpia e dytë për dhjetëra fëmijë që strehohen aty prej më shumë se 50 ditësh.

 

Reklamë

Bashkë me ta qëndrojnë edhe qindra njerëz të tjerë, shumica gra dhe të moshuar, në pritje të evakuimit nga qyteti i rrethuar.

 

Reklamë

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka bërë të ditur se këtë të shtunë janë hapur korridoret humanitare.

 

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar forcat ruse të rrethojnë qytetin strategjik port, ndërsa bastioni i fundit ukrainas në impiantin më të madh metalurgjik të Evropës, refuzon të dorëzohet.

 

Ndërkohë, Kievi ka shtuar thirrjet për ndihmë të huaj, pas sugjerimeve se Moska ka zgjeruar qëllimet e luftës.

 

Inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe ka deklaruar se forcat ruse nuk kanë bërë përparim të madh në 24 orët e fundit.

 

HAPEN KORRIDORET HBUMANITARE

NISIN EVAKUIMET NGA QYTETI I MARIUPOLIT

Vazhdo të lexosh

Reklamë