E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hapen dyert për shkollën e policisë, zbuloni kriteret e përzgjedhjes

Policia e Shtetit nga 1 shkurti do të nisë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

 

Sipas njoftimit  të policisë, pjesë e kritereve të përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve janë:

-.mesatarja e notave mbi 8;

Reklamë

– nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim;

– kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm.

 

Ndërkohë pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.  Gjithashtu kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.

 

Kjo hapje e Policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë