Subscribe

Këtë të hënë u rihapën kopshtet dhe çerdhet, pas mbylljes afro 3 mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit.Rikthimi i të vegjëlve në këto insitucione u shoqeruar me masa të rrepta sigurie. Kamera e Vizion Plus ishte në ambientet e çerdhes nr 1 në kryeqytet, për te pare nga afër situatën.

DIANA CORAJ

DREJTORE ÇERDHJA NR. 1

Ishte nje dite e vrullshme, dinamike, edhe per prinderit nje eksperience e re, e paprovuar me pare. Nderkohe ne kishim marre gjithe masat e duhura duke dezinfektuar institucionet. Duke pastruar, rregulluar, deklaratat e personit dhe te prinderve per situaten e kaluar ne familjet e tyre dhe kontaktet. Kemi matur temp e femijeve, kemi marre dhe nenshkrimin e prindit prezent. Patem perfaqesues nga drejtoria e higjenes dhe e jona.Femijet ishin me temperature normale, deri ne 36.6-36.7.

Ndërsa krahasuar me qershorin e një viti më parë pjesëmarrja e fëmijëve ishte më e lartë.

Edhe në rrethe kopshtet dhe çerdhet u rihapën nën masa sigurie për të pritur të vegjlit. Por në Elbasan, Durrës dhe Berat pati një numër të reduktuar të te vegjelve.

Në kuadër të masave kundër Covid 19, nuk do të lejohen aktivitetet e fëmijëve jashtë kopshteve dhe çerdheve. 1 qershori kete vit ndryshe nga vitet e tjera u festua pa grumbullime të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *