Vendi
Hapen aplikimet për stacionet e plazhit, 30 ditë afat në e-Albania, lejohen vetëm hotelet

Muaji nëntor është koha kur nisin aplikimet e subjekteve turistike për menaxhimin e plazheve sezonin e ardhshëm.
Hapjen e aplikimeve e ka njoftuar edhe kryeministrit Edi Rama në rrjetin socials Facebook.
Subjektet kanë afat 30 ditë për aplikim, i cili do të kryhet në platformën e shërbimeve online e-Albania.
Reklamë
Veçantia për këtë vit është se subjektet që do të kenë të drejtë të aplikojnë janë vetëm hotelet.
Pas një sezoni turistik të suksesshëm, për vitin 2025 një nga shqetësimet e konstatuara është mungesa e hapësirave publike në plazhe.
Ndaj qeveria ka vendosur që të japë leje për stacione plazhi vetëm për hotelet, pjesa tjetër do të jetë hapësirë publike./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




