Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, 402 funksione për Patrullë të Përgjithshme

29 Gusht 14:19

Me qëllim rifreskimin e strukturave të Policisë në bazë dhe për plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj policie, Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 i takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350 kuota i takojnë konkurrentëve të kësaj faze.

Aplikimet janë të hapura nga data 01.09.2025 deri më datë 21.09.2025.

KRITERET PËR APLIKIM

Çdo shtetas që plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
  • të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
  • të ketë përfunduar arsimin e mesëm (nuk përjashtohen shtetasit që kanë përfunduar arsimin e lartë);
  • të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  • të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe të integritetit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Shtetasit që shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, jo më vonë se data 21.09.2025, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;
  • formularin e dekriminalizimit;
  • fotokopje të kartës së identitetit;
  • diplomë të shoqëruar me listë notash, që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);
  • fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  • certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  • certifikatë familjare;
  • skedën mjekësore (formular tip);
  • vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
  • vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
  • vërtetim nga SPAK, që nuk është objekt hetimi;
  • mandat pagesën e tarifës së aplikimit, i cili merret në drejtorinë vendore të Policisë.

FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM

Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:

a)aplikimi;

b)verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;

c)kontrolli shëndetësor;

d)testimi me shkrim;

e)testimi fizik,

f)intervista me gojë;

g)verifikimi i besueshmërisë dhe i integritetit, dhe marrja e gjurmëve të gishtave.

Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo faze të tij nëse:

a)nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;

b)nuk dorëzon në kohën e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;

c)nuk plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar si aplikant;

d)ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;

e)rezulton përdorues droge;

f)rezulton të ketë varësi nga alkooli;

g)nuk kalon kontrollin shëndetësor;

h)nuk paraqitet në kohën e caktuar në njërën nga fazat e konkurrimit;

i)nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të konkurrimit.

ANKIMIMI

Çdo aplikant ka të drejtën e ankimit për çdo fazë të procesit.

Ankimimi behet nëpërmjet e-mailit, në adresën [email protected], brenda 2 ditëve nga data e njoftimit për secilën faze të procesit. Komisioni i Ankimimit njofton aplikantin brenda 5 ditësh punë, në lidhje me vendimin e marrë.

KU MUND TË GJENDEN FORMULARËT PËR APLIKIM?

Formulari i aplikimit, formulari i vetëdeklarimit, formulari i dekriminalizimit dhe skeda mjekësore shkarkohen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit ose merren fizikisht pranë drejtorive vendore të Policisë. Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, brenda datës 21.09.2025.

SA ZGJAT TRAJNIMI?

Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim.

Aplikantët fitues i nënshtrohen trajnimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për një periudhe 9-mujore (6 muaj trajnim teorik dhe 3 muaj praktikë pranë strukturave policore).

A ËSHTË I GARANTUAR PUNËSIMI?

Çdo aplikant i cili përfundon trajnimin pranë Kolegjit Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, emërohet menjëherë pranë strukturave policore ku ka kryer aplikimin.

Policia e Shtetit fton të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

Linku ku mund të shkarkoni formularët:

KLIKO KËTU

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike
Tagged:
Aplikime Policia e Shtetit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet varrosur!

më shumë...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe të saj

më shumë...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të sponsorizuara nga Greqia! Vengu: Duhet dialog për të adresuar kërkesat!

më shumë...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama? Vengu: Informacion i klasifikuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.