Duke filluar nga kjo e merkure, 26 qendra të posaçme verore do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës.

 

“26 qendra shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator. Sa I takon risive të këtij viti, në Dhërmi, veç qendrës ekzistuese, këtë vit kemi ndërtuar edhe një qendër të re model për sezonin turistik. Ndërsa në Tale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur për herë të parë një qendër shëndetësore verore me shërbim 12 orësh, nisur nga nevoja që ka patur vitin e shkuar nga frekuentimi I lartë ditor I këtij plazhi.”

“119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë dhe do të shërbejnë 24 orë në zonat turistike ku ka frekuentim të lartë pushuesish, duke filluar që nga zonat malore si Thethi, Razma, Valbona për të vijuar me plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në Ksamil.Cdo qendër është e pajisur me 52 lloje barnash dhe 25 artikuj materialesh mjekesore.”

 

 

Manastirliu u ndal dhe te riorganizimi i shërbimin të urgjencës në territory duke konfirmuar se për herë të parë do te ketre një autoambulancë fikse në Dhërmi dhe 1 në Jalë gjatë fundjavës, ku fluksi I turistëve është I lartë ndersa ne total ne te gjitha zonat turistike jane 17 te tilla, ashtu sikurse do te jete ne gatishmeri edhe shërbimi i helikopterëve me ekipin e Urgjencës Kombëtare Mjekësore .

 

Me poshte lista e zonave turistike ku do te kete qendra shendetesore gjate sezonit veror:

 

Qendra Shendetesore Verore
Valbone
Razem
Tamarë
Theth
Velipoje
Shengjin
Tale
Gjiri i Lalzit
Currila
Durres Plazh
Shkembi i Kavajes
Golem
Mali i Robit
Divjake
Darezes
Zvernec
Vlore  Plazhi Vjeter
 Radhime
Drimadhes
Himare
Qeparo
Borsh
Ksamil 1
Ksamil 2
Pogradec
Kala e Dodës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *