Ananasi është një frut tropikal i cili nuk mund të rritet në çfarëdolloj mjedisi. Pema e këtij fruti kërkon klimë të ngrohtë, tokë të pasur në vlera ushqyese, por ajo që nuk dini është se nga vetë ky frut ju mund të rrisni një tjetër ananas në kushte shtëpie.

 
Para se të filloni, do t’ju duhet një vazo e thellë 15 centimetra e mbushur me dhe.
Ajo që duhet të bëni është të prisni kurorën e ananasit në mënyrë rrethore . Largoni me ndihmën e një thike çdo mbetje të frutit deri sa të shihni disa pika kafe (nga aty do të mbijnë rrënjët).

 
Gjithashtu duhet të hiqni dhe gjethet nga fundi i kërcellit dhe lëreni këtë të fundit të thahet për 48 orë.
Në vazon e mbushur me dhe, mbilleni kurorën e anansit në një thellësi prej 3 cm.
Nga ky moment , duhet ta vendosni në një vend pak të errët jo me shumë dritë.
Shmangni ujitjen e tepërt, dhe lageni vetëm përmes një shisheje që sprucon.
Bimët e lulet tropikale kanë nevojë për lagështirë më shumë sesa për ujë.

 
Kurora e anansit kërkon 1 deri në 3 muaj të lëshojë rrënjë dhe do të siguroheni që ananasi ka lëshuar rrënjë kur të shihni gjethe të reja. Në këtë moment duhet ta tranferoni bimën në një vazo më të madhe.
Ananasi juaj nuk do të prodhojë fruta për rreth 18 deri 24 muaj pas mbjelljes fillestare. Por, pas disa vitesh, ju do të keni mjaftueshëm fruta gjatë gjithë vitit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *