E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hanover, evakuohen banoret nga bombat e luftës së dytë botërore

Rreth 50 mijë banorë në qytetin gjerman të Hanoverit janë urdhëruar të evakuohen, për shkak të një operacioni për çaktivizimin e pese bombave të Luftës së Dytë Botërore.

 

Ky është operacioni i dytë i këtij lloji në vend, që sjell largimin e një të dhjetës së popullsisë nga shtëpitë. Mes ndërtesave të evakuuara janë edhe 7 shtëpi kujdesi, një klinikë, si dhe një fabrikë gomash. Edhe sistemi i metrosë është prekur nga vonesa gjatë orëve të mëngjesit.

 

Reklamë

Të zhvendosurit pas urdhrit të evakuimit do të mund të rikthehen në shtëpi në përfundim të operacionit. Ekspertët për çaktivizimin e bombave kontrolluan fillimisht 13 objekte të dyshimta, por prej tyre vetëm 5 konsiderohen si bomba. Avionë të aleatëve perëndimorë bombarduan Hannoverin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke vrarë mijëra vetë dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit të asaj kohe.

 

Një evakuim i ngjashëm ndodhi edhe gjatë Krishtlindjes së shkuar në qytetin Augsburg, ku rreth 54 mijë vetë u evakuuan pas zbulimit gjatë punimeve të një ndërtese, një bombe që peshonte 1,8 ton.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë