Hanet e famshme të Pazarit të Korçës janë pjesë e rëndësishme e këtij ansambli historik të trashëgimisë së kulturës sonë kombëtare. Natyrisht ato të mbetura nga të paktën një dyzinë të tilla në egzistencën e këtij tregu gati 5 shekullor.
Hani i Elbasanit dhe Hani i Gjelit janë dy Hanet e mbetura ende, të cilët pas rikonstruksionit sëbashku me 140 dyqane jane vendi më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj. Aq sa në dy vitet e fundit Pazarin e kanë vizituar më shumë se 150 mijë turistë. Deri pak vite më parë, të dy Hanet ishin në gjendje për të ardhur keq ashtu siç ishte i gjithë Oazari.
Sidomos Hani i Gjelit që arriti në një rrezik shëmbjeje. Investimi gati 5 milion USD për rijetëzimin dhe kthimin në identitet të Pazarit ka ndikuar për mirë edhe te Hanet e tij.
Sipas administratores të shoqatës T.I.D për menaxhinin e pazarit Nertila Begaj, Hanet egzistuese po investohen për tu bërë funksionalë duke ruajtur traditën e tyre. Ajo tha se Hani i Gjelit është në projekt për t’u shëndruar në hotel me 5 yje.
Ndërkaq, Hani i Elbasanit apo Hani i Pazarit siç quhet aktualisht ka nisur të funksionojë si një hotel me standarte të larta. Ai ka një kapacitet pritës dhe akomodues me kushte të nivelit të hotele të njohura europiane. Aty çdo detaj është ideuar për të krijuar një ambjent unik, ku luksi dhe eleganca i bashkohen në mënyrë perfekte stilit neoklasik.
Referuar guidës së hotelit, nga dritaret e vogla tradicionale të çdo dhome vizitori shijon pamjen mbresëlënëse të Hanit. Karakteristike janë edhe tavanet e dhomave me barqe guri që janë ruajtur më së miri. Evidentimi i kësaj trashëgimie dhe ruajtja e traditës e funksionit hotelerik i bën kështu hanet e mbetura një vlerë të shtuar të pazarit të vjetër të Korçës.










