E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hamilton triumfon në Hungari

Lewis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Hungarisë ndërsa në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel.

 

Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë në pistën hungareze, por vuajti pasojat e shiut në provat zyrtare, pasi u nis në vendin e katërt.

 

Reklamë

Ndërkohë gjermani Vettel arriti të mbyllë garën në vendin e dytë, duke parakaluar pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottas, vetëm 4 xhiro para fundit të garës.

 

Ndërsa në vendin e tretë është renditur Kimi Raikkonen, ndërsa finlandezi tjetër, Bottas e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u parakalua edhe nga Riçiardo.

 

Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 213 pikë tashmë, plot 24 më tepër se Vettel që e ndjek, ndonëse gara për titullin kampion mbetet ende e hapur, pasi ka edhe shumë gara për t’u zhvilluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë