E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

“Halli i PD-së është Salianji”, Karaj: Protestat me orar nuk kanë efekt politik

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus  ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj protestave të zhvilluara me orar të përcaktuar nga PD-ja.

Ai theksoi se një protestë duhet të ketë një qëllim të qartë dhe të vazhdojë derisa të arrihet rezultati i synuar.

Reklamë

Sipas Karaj, në Partinë Demokratike protestat organizohen kur ka një problem konkret, duke nënvizuar se aktualisht çështja kryesore që ka nxitur reagimin politik është ajo e Salianjit.

“Nuk jam dakord me protestat me orar. Do të bësh protestë, rri aty deri sa të ikin. Ideja është këtu, ose shkohet në protestë dhe ti ke një synim, qëllim. Qëllimi nuk është të shkojë dy orë, e po iki dhe e rrëzova Ramën. Ku e rrëzove? Kam vite që i dëgjoj këto. Në PD, bëhen protesta kur ka një hall. Halli i tanishëm është Salianji”, tha Karaj në QUO VADIS.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë