E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Halli hallit nuk i ngjan”, Varieteja premierë në teatrin e Vlorës, me regji të Afrim Agalliut

“Halli hallit nuk i ngjan”, premiera e trupës së Varietesë së Teatrit “Petro Marko”, është ngjitur në skenë, duke çelur njëkohësisht sezonin dimëror të teatrit të Vlorës.

Me një kast të zgjedhur aktorësh, që nga ata që kanë bërë histori e deri te më të rinjtë në teatër, me muzikë dhe kërcim, shfaqja vjen nën regjinë e Afrim Agalliut.

Reklamë

Atmosferën në sallën e Teatrit “Petro Marko” e elektrizuan këngëtarët Rovena Ibrahimi, Ludmilla Baballëku, Viktor Tahiraj, si edhe të ftuar të tjerë.

Prestigjatori Edmond Murraj prezantoi disa numra shpejtësie, duke shtuar elementin e surprizës në shfaqje.

Reklamë

Në mbyllje, drejtori i Teatrit, Artur Dhamo, e quajti shfaqjen një festë të bukur për artdashëshësit vlonjatë.

Shfaqja me tematikë aktuale e cila përcolli mesazhe të forta do të shfaqet edhe përgjatë fundjavës në Teatrin e Vlorës.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë