E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 sekonda më parë
Vendi

Halit Palamani emërohet si prefekti i qarkut Dibër

Halit Palamani është emëruar si prefekti i qarkut Dibër, ne një pozicion qe kishte mbetur jetim, përgjatë një viti te plote. Interesant fakti qe detyrën e tij te sotme me pare e ushtronte Donika Hysenaj, e cila njëkohësisht është dhe sekretarja e përgjithshme e prefekturës Dibër. Prefekti i emëruar me vendim të këshillit të ministrave, erdhi pas propozimit të kryeministrit Edi Rama. Që prej vitit 2013, Halit Palamani mbante detyrën e drejtorit të inspektoratit të punës për qarkun Dibër. Palamani është me profesion ekonomist dhe ka garuar dy herë për kryetar të bashkisë Burrel. Emërimi në detyrën i prefektit mund t’i hapë rrugë edhe emrit të përfolur për të kandiduar për Kryetar i Bashkisë Dibër, edhe pse ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili e ka çuar në kushtetuese vendimin e këshillit të ministrave, për heqjen e mandatit të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë