Pas dështimit te komisionit te hënën dy kampet politike kane dale me propozime te reja per rrugën qe duhet te ndjeke miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Ne 8 mars kryetari i komisionit per reformën ne drejtesi Fatmir Xhafaj, i ka nisur nje letër PD ku i propozon nje platforme me 7 pika. Sipas Xhafes komisioni duhet te mblidhet per reformen ne drejtësi, çdo grup parlamentar te caktoje ekspertet e tij qe bashku me ekspertet e nivelit te larte do punojnë per rishikimin e amendamenteve ne përputhje me Venecian dhe per te gjitha çështjet qe ekspertet nuk bien dakord ne komision do paraqiten dy alternativa. Kete e konfirmon edhe nenkryetari i komisionit Eduard Halimi. Por PD kërkon qe fillimisht te realizohet dialogu politik. Ne letrën qe PD i ka nisur Xhafajt propozohet nje plan me 3 pika. Sipas PD duhet qe komisioni te arrije fillimisht konsensus per ceshtjet e dialogut politik me pas te ngrihet nje grup ekspertesh me 2 përfaqësues nga PS, 2 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga LSI, te cilët bashke me EURALIUS e OPDAT te punojnë mbi draftin. Mbetet per t’u pare se kur palët do te bien dakord per metodologjinë e punës e do ulen te miratojnë ndryshimet kushtetuese.
