Çmimi për lojtarin më të mirë të “FIFA 2023” do të jetë një garë mjaft e fortë mes Messit, Mbappe dhe Haland.

Tre yjet e fubollit janë përzgjedhur nga një juri për performancën e tyre nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri në 19 gusht të këtij vit.

Një garë e cilë vë përballë 3 golashënuesit më të mirë, por edhe fituesit e disa trofeve.

Messi e mbylli 2022 si kampion Bote, duke udhëhequr Argjentinën si kapiten në Katar.

Ndërkohë që Haland bëri tripletën me Manchester Cityn duke marrë gjithçka, kampionat, kupë dhe qershia mbi tortë Champions League.

Kylian Mbappe është më larg, pasi e ka parë veten të mposhtur nga “Pleshti” në finalen e “Katar 2022” dhe në kërkim të suksesit pas pjesëmarrjes në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve me Paris Saint Germain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *