Kallezohet penalisht në prokurori Drejtori i Policisë Bashkiake te Lezhes Leonard Palaj.
Kallezimi per fyerje dhe dhune në ngarkim te zyrtarit bashkiak është bere nga tre punonjës te nje kompanie interneti pas nje denoncimi te bere ne media para dy ditesh.
Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipëmarresit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar kabull të fibrave optike, pasi firma ka rrjet interneti.
“Afer vendit ku po punonin ka qenë dhe sipermarresi Ded Bukaqeja dhe në këtë moment afrohet dhe ndal makinen Policia Bashkiake dhe ka dal Leonard Palaj dhe tha “prap këtu ju”. A u kemi thënë mos punoni ma, leni punen dhe filloj duke na share. Unë Ndue Pjetri, pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punen dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “by….ra”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjere veten të poshtruar prej tij.”, thuhet ne kallezimin e punonjesve.
Por u kontaktuar për këtë çështje diten e ngjarjes, Zyra e shtypit ne Bashkinë Lezhë pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bere asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia.
Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjate trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnje konfirmim dhe pa asnje të drejte për shfrytezimin e punimeve të bëera per qellime të linjave elektrike.
“Në këto kushte Inspektorati Ndërtimor Vendore dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyre në zbatim të ligjit, por kjo ndërhyrje ka hasur në reagimin e dhunshem të punonjeseve të kompanise që punonte pa asnjë leje dhe se per këtë rast është bërë kallzim për akte dhune, nga punonjesit e kompanise ne drejtim te efektiveve te policise bashkiake, thotë Bashkia Lezhë.