Ministri i punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka njoftuar se Kremlini ka marrë vendimin për dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë në Rusi, dhe do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Petersburg.

 

Vendimi i fundit për dëbimin e diplomatëve vjen si përgjigje për dëbimin masiv të diplomatëve rus nga SHBA dhe Britania e Madhe.

 

Të hënën Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misioni dypalësh dhe 12 të tjerë nga misioni i OKB-së, si dhe mbylli konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe një numër aleatësh amerikanë në Evropë gjithashtu vendosën dëbimin e mbi 90 diplomatëve rusë.

 

Dëbimet filluan më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli 23 diplomatë rusë personae non grata, duke pretenduar se Moska qëndron pas helmimit të ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia me agjentin kimik “novichok”.

 

Por Rusia vazhdon të mohojë se ka gisht në helmimin e agjentit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *