E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hakmarrje shqiptare në Itali; ekzekutohet Elson Kalaveri, në 2014 qëlloi në me pistoletë fqinjin e tij

Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elson Kalaveri është ekzekutuar mbrëmjen e të enjtes në Pisa të Italisë. Sipas mediave të vendit fqinj, Kalaveri është qëlluar brenda një makine e cila po drejtohej nga një person tjetër.

 

Reklamë

Pavarësisht ndihmës, shqiptari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë dy presona të cilët kanë arritur të largohen me një makinë me ngjyrë të errët.

 

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet ndërsa që mediat shkruajnë se viktima ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit.

 

Elson Kalaveri është një emër I njohur edhe për policinë shqiptare.

 

Në vitin 2014 ai është konfliktuar me Genti Keçin, fqinjin i tij, pas një debate që lindi në lokalin e këtij te fundit. Ata u përplasën para postës së policisë në Mamurras dhe Kalaveri qëlloi me pistoletë në kokë fqinjin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

 

Pas arrestimit ai pohoi se aktin e kreu për vetëmbrojtje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë