Hakmarrja për plagjiaturë dyshohet se qëndron pas zjarrit që i mori jetën 33 personave në Kioto të Japonisë.

 

Ngjarja e konsideruar si më e rënda në 18 vitet e fundit, ndodhi këtë të enjte në studion e filmave të animuar “KioAni”.

 

41-vjeçari Shinji Aoba dogji me benzinë ndërtesën 3-katëshe ku gjendeshin 74 punonjës, 35 prej të cilëve morën plagë të rënda dhe po trajtohen në spital. Autoritetet bëjnë të ditur se autori i ngjarjes gjendet në spital në paraburgim pasi ka marrë plagë të rënda.

 

Pas marrjes në pyetje ai është shprehur se studio e filmave të animuar nuk i ka njohur të drejtat e autorësisë për një roman dhe kjo ishte arsyeja që e nxiti të kryente aktin ekstrem.

 

Sipas autoriteteve, i dyshuari nuk rezulton me probleme mendore por duhet ende kohë për të konfirmuar versionin zyrtar të hetimeve pasi pritet që gjendja shëndetësore e 41-vjeçarit të përmirësohet.

 

Studio “KioAni” është themeluar në vitin 1981 dhe ka prodhuar një seri filmash të animuar shumë të dashur për publikun, jo vetëm në Japoni. Gjithashtu ka botuar shumë romane për fëmijë.

 

Reagimet e fansave për ngjarjen kanë pushtuar rrjetin. Shumë prej tyre janë organizuar për mbledhjen e fondeve me qëllim rindërtimin e studios.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *