E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Hakmarrja për drejtësi ” në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda bëri rekurs për dosjen e “hakmarrjes për drejtësi” pas vendimit të datës 13 shkurt, ku 10 anëtarëve të saj iu dha pafajësi.

 

Burime pranë organit të akuzës thanë se dënimet me burgim të përjetshëm, por dhe 15 vite u rrezuan nga Apeli i Krimeve të Rënda, pa bazë ligjore ndaj dhe rekursi në Gjykatën e Lartë është e vetmja mundësi për ligjshmërinë.

 

Reklamë

Leart e Orik Shyti, Altin Arapi, Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj, janë të pafajshëm dhe mund të kthehen në Shqipëri, megjithëse shumica e tyre kane fituar statusin e azilantit politik në Belgjikë dhe Zvicër.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë