E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit, mediat amerikane zbulojnë dokumentet që detajojnë planin

CNN ka zbuluar dokumente te inteligjencës amerikane që detajojnë planet izraelite për të sulmuar Iranin.

Nëpërmjet tyre qeveria e Izraelit informon administratën Biden për mënyrën se si do të kryejë sulmin hakmarrës ndaj regjimit të Teheranit. Dokumentet janë kategorizuar  nga autoritetet amerikane si informacione tepër sekrete, ndërsa kanë  rrjedhur në rrethana ende të paqarta dhe po qarkullojnë masivisht në internet.

Reklamë

Sipas rrjetit CNN në dokumente thuhet se Izraeli ka nisur lëvizjen e armatimeve brenda vendit dhe se ka përfshirë në stërvitjet ushtarake raketa tokë – ajër, të cilat siç duket do të përdoren në hakmarrjen ndaj iranit. /vizionplus.tv

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë