Subscribe

Vlora ishte një nga qarqet më të prekura nga zjarret ne vend për këtë vit. Rreth 4800 hektarë me bimësi të ndryshme u dogjë, ndërsa autoritetet hasën vëeshtirësi të shumta në neutralizimin e flakëve.

Një nga shkaqet, sipas prefektit Flamur Mamaj ishte mungesa e logjistikës përkatëse për forcat zjarrfikëse.

 

FLAMUR MAMAJ – PREFEKT I VLORES

Mungon hartimi i dokumentit të dëmeve nga Bashkitë. Mungon informimi i rrezikut nga zjarri. Mungon sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm. Mungojnë të dhënat për ata që angazhohen për shmangien e fatkeqësive. Nuk ka veshje, kundra gaz, etj për zjarrfikësit. Mungon logjistika. Asnjë zjarrfikëse nuk ka radio komunikimi për bashkëlidhje.

 

 

Mungesa e pajisjeve u pranua dhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili fajësoi bashkitë për keqmenaxhim të situatës së zjarreve.

 

HAKI ÇAKO – KREU I EMERGJENCAVE CIVILE

 

4% e buxhetit të Bashkive duhet të shkoj për zjarrfikëset gjë që nuk ka ndodhur. Agjencia jonë po punon me një projekt me Italinë për të ndihmuar me mjetet në zjarrfikëse. Do punohet edhe me stafet e zjarrfikëseve për trajnimin e tyre. Bashkitë duhet të bëjnë raportin e dëmeve që më pas të dëmshpërblehen banorët, nuk e kanë bërë. Pra ngërçi i dëmshpërblimeve qëndron te Bashkitë.

 

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Vlorës ku u analizua situata e zjarreve. Një emergjencë që shkaktoi pasoja të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa pati dhe dy viktima në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *