Subscribe

Një sulm kibernetik ka tronditur Gjermaninë. Hakera, ende të paidentifikuar kanë përvetësuar të dhënat e qindra politikanëve në Gjermani, mes tyre dhe të kancelares Angela Merkel, si dhe të Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier. Nga sulmi janë prekur të gjitha partitë politike në Gjermani, me përjashtim të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. Ministrja e Drejtësisë Katharina Barley i ka konsideruar këto sulme të rënda. Qeveria federale e po e trajton  incidentin “shumë seriozisht”, tha zëdhënësja.

 

Hakerat tashmë posedojnë të dhënat e politikanëve dhe të artistëve, si telefona celularë, biseda private, adresa dhe dokumente të tjera, të cilat më pas janë publikuar kryesisht në llogari në Twitter me vendndodhje në Hamburg. Thuhet se ndër dokumentet e kapura nga hakerat janë një numër faksi, një adresë e e-mailit dhe shumë letra, që ka dërguar kancelarja apo i janë dërguar asaj. Në mesin e dokumenteve të kapura janë edhe të dhëna nga llogaritë bankare.

 

Deri tani nuk dihet se kush është përgjegjës për këto sulme dhe cilat janë qëllimet e publikimit të të dhënave personale. Këto sulme janë vlerësuar me shumë seriozitet nga të gjitha grupet parlamentare.

 

Kjo konsiderohet si rrjedhja më e madhe e të dhënave në historinë gjermane me mbi 1000 shënime dhe vjedhja ka zgjatur për shtatë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *