E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Hakerat sulmojnë Macron, publikohen dokumentet në internet

Një dite përpara raundit te dyte dhe deciziv te presidencialeve franceze, stafi i fushatës se kandidatit Emmanuel Macron, zbulon per mediat se ai është bere shënjestër e nje sulmi masiv kibernetik, pasi një sërë dokumentesh u publikuan në internet.

 

Sipas përfaqësuesve të fushatës, dosje të vërteta ishin përzier me dosje të rreme për të shkaktuar konfuzion në radhët e votuesve, në një përpjekje për të dëmtuar pozicionin e zotit Macron përpara raundit të dytë të votimeve që do të mbahen të dielën. Një përdorues anonim postoi rreth 9 gigabajt të dhëna, që sipas përfaqësuesve të kandidatit centrist përfshijnë dokumente të fushatës, emaile e të dhëna financiare që tregojnë aktivitete ligjore të stafit.

 

Reklamë

Është ende e paqartë kush mund të fshihet pas këtij akti, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Macron paraqiti një padi mbi spekulimet online se ai kishte një llogari sekrete bankare në Karaibe. Sondazhet tregojnë se ish-ministri i ekonomisë ka një avantazh prej 20 pikësh ndaj kundërshtares së tij, Marine Le Pen.

 

Më shumë video

Reklamë