E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Hakerat sulmojnë INSTAT-in, reagon instituti: Nuk janë prekur të dhënat e Censusit

Hakerat e “Homeland Justice” kanë sulmuar sistemet e institutit të statistikave.

Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të punonjësve të INSTAT, nga email-et, numrat e telefonit dhe adresat e banimit, ndërsa faqja online është e paaksesueshme momentalisht.

Vetë instat reagoi duke pranuar se nga sulmi kibernetik janë prekur disa të dhëna, por shton se materiali i grumbulluar gjatë censit nuk është cenuar.

“Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryera nga ekspertët e teknologjisë së informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. INSTAT siguron publikun se të dhënat e censit nuk janë objekt i sulmit pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.”/vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë