E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hakan Shukur akuzohet për lidhje me Gylen

Ilustrim · Vizion Plus

Edhe ish-futbollisti i madh turk Hakan Shukur, nuk i ka shpëtuar represionit ne Turqi. Prokuroria ka lëshuar nje urdhër arresti per ish-futbollistin e Galltasaraj, Inter Torino e Parma me akuzën e anëtarësimit ne një grup terrorist te armatosur. Gjithçka lidhet me grushtin e dështuar ne 15 korrik ku 44-vjecari akuzohet se ka lidhje me rrjetin e predikuesit Fetullah Gylen. Shukur pas largimit nga futbolli, zgjodhi te merret me politike ku ne vitin 2011 u be deputet i Partisë per Drejtësi dhe Zhvillim AKP te Erdogan. Por vetëm dy vite me vone, ai dha dorëheqjen kur presidenti Erdogan prishi marrëdhëniet me Gylen. Prishja përfundimtare ndodhi kur ndaj tij u hap nje procedim penal për fyerje ndaj Erdogan. Ish-lojtari vendosi te largohet me familjen e tij drejt Kalifornisë. Ai pranoi marrëdhënien simpatike me predikuesin Gylen, por mohoi çdo përfshirje ne grushtin e dështuar te shtetit. Si lojtar ai u be golashënuesi i te gjitha kohërave i kombëtares turke, duke shënuar 51 te tille ne 112 ndeshje. Shukur ka edhe një rekord te veçante, ne botërorin e Koresë se Jugut ne vitin 2002, ai shënoi golin me te shpejte pas vetëm 10.8 sekonda. Ai e mbylli karrierën ne vitin 2008.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh