Subscribe

Per te dërguarin special gjerman ne Maqedoni, Johanes Hajndel, rruga per daljen nga kriza eshte zbatimi i marrëveshjes se Perzhinos. Gjate dy diteve te qëndrimit ne vend, ai zhvilloi takime me presidentin dhe liderët politike kryesore, mes te cileve krerët e partive shqiptare BDI dhe PDSH. Diplomati gjerman këmbënguli ne keto pika kryesore.

“Se pari, partite duhet te arrijne konsensus per nje date te re zgjedhjesh dhe të bëjnë atë që është e nevojshme për zgjedhje të lira e te ndershme. Se dyti puna e Prokurorisë Speciale nuk duhet te pengohet dhe e treta, partitë duhet të merren vesh për të zbatuar reformat”.

Hajndel u kujtoi politikaneve se duhet te lene mënjane interesat personale dhe te angazhohen ne procesin e reformave, ne menyre qe vendi te beje progres ne rrugën e integrimit euro-atlantik. Por ndersa diplomati u shpreh optimist se zgjidhja mund te gjendet, kryetari i PDSH, Menduh Thaçi u nda me te ne qëndrime.

“Këmbëngulja e bashkësisë ndërkombëtare dhe i të dërguarit special të Gjermanisë, që te ngjalle Marrëveshjen e Përzhinos, nuk do të rezultojë me ndonjë sukses. Rikthimi i qeverisë së vjetër VMRO-BDI, e ka komplikuar tej mase situatën.”

Vizita e trete e Hajndel ne Maqedoni brenda pak javësh erdhi ndersa presidenti Ivanov u tërhoq nga vendimi per faljen e politikaneve nen hetim, qe shkaktoi protesta ne vend. Por pas ndryshimit te qëndrimit nga kreu i shtetit, organizatoret e lëvizjes “Protestoj” kane ndryshuar mënyrën e protestës, duke bllokuar disa kryqëzime ne kryeqytetin Shkup. Ata kërkojnë formimin e nje qeverie teknike, lirimin e të gjithë te ndaluarve ne tubime dhe mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *