Kronikë
Hajduti i thyen derën të moshuarit dhe e kërcënon me sëpatë për 30 mijë lekë

Në Fier në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ndodhi një grabitje. Një 70-vjeçar ra pre e “maskave”.
Në shtëpinë e tij u fut me dhunë një 47-vjeçar, i cili theu derën. Ai kishte një sëpatë në dorë, të cilën e përdori për të kërcënuar të moshuarin që t’i merrte 30 mijë lekë të rinj.
Reklamë
Pas telefonatës që morën blutë e Fierit, zbardhën ngjarjen dhe vunë në pranga hajdutin 47-vjeçar. Mbi të rëndojnë akuzat “Vjedhje me dhunë dhe “Mbajtje pa leje e armëvë të ftohta”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




