E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hajdutët vjedhin bagëtitë në Lezhë, 4 familje në Torovicë mbeten pa asnjë të ardhur

Katër familje në Torovicë të Lezhës u grabitën gjatë natës.

 

Reklamë

Hajdutët hynë në stallat e bagëtive dhe vodhën të gjitha krerët e imta, si dhe gjedhët. Për të mos u pikasur, ata i therën dhe morën mishin.

 

Reklamë

Dëmi ekonomik për këta banorë është tejet i lartë, pasi të ardhurat e vetme i kishin nga blegtoria. Ata thanë se situata është përsëritur, ndërsa kërkuan reagim nga policia.

 

“Rreth orës 1 2. Kanë marrë lopë e dele. I kanë prerë të gjitha. Gjeta gjak. Ne me ato jetojmë.”

 

Rastet e vjedhjeve janë shtuar gjatë kohëve të fundit në fshatrat e Lezhës, por ende asnjë person nuk është arrestuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë