Subscribe

Pushimet jo gjithmonë shkojnë ashtu siç i planifikojmë. Mund te shkosh ne plazh me mjetin tënd dhe kthehesh ne shtëpi pa të. Kështu i ka ndodhur Eduart Bushit. 45-vjecari, ishte duke pushuar me familjen e tij ne Golem por poshtë apartamentit ku qendronte i vodhën automjetin tip Mercedes-Benz. Frika e denoncuesit është se mos ndoshta mjeti i tij mund të përdoret në ndonjë ngjarje kriminale.

 

Ky nuk është rasti i vetëm ne këtë zone. Ne 48 orët e fundit, është regjistruar një tjetër automjet i grabitur dhe një tentative për vjedhje. Grabitjet e fundit tregojnë se hajdutet e automjeteve janë tepër të sofistikuar, pasi arrijnë të ç’kodojnë edhe makina prodhime te viteve te fundit.

 

Ne gjashtë muajt e parë të ketij viti në qarkun e Tiranës, janë vjedhur 46 automjete.Sipas prokurorisë së kryeqytetit, 12 mjete janë prodhime te fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *