Ky është momenti i ekzekutimit të 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës, pak pas mesnate.
Në videon e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, shihet makina e bardhë tip “Seat”, e cila është futur kundravajtje në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.
Lexo edhe :
Related Posts
Në video dëgjohet gjithashtu edhe një e shtënë, ndëra kalimtarët vrapojnë të trembur duke bërtitur “hajde këtej nga unë, hajde këtej nga unë.”
Makina e autorëve të dyshuar është gjetur e djegur në fshatin Gërdec, ndërsa brenda saj policia ka gjetur edhe një kallashnikov, armë e cila dyshohet se është përdorur në krim.
Mjeti është marrë nga policia e Durrësit ku po verifikohet nr i shasisë.
Ndërkohë viktima rezulton se është ndjekur nga pas dhe është qëlluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMW”. Në zonë ai kishte miq të tij të cilët janë marrë në pyetje por me dëshminë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve që dyshohet se kanë qenë dy persona.
lajmi ne perditesim…