Video · Kronikë
“Hajde, ka ba plan me më vra”/ Diana Vuka dhunohej shpesh herë nga vëllai (Telefonata me shoqen)
Diana Vuka, e cila u vra një ditë më parë nga vëllai në Shkodër, ishte kërcënuar nga ai edhe në nëntor të vitit të kaluar.
Reklamë
Mësohet se asokohe ajo i kërkoi ndihmë mikeshës së saj, të cilën e kishte telefonuar dhe i tregonte planin që kishte vëllai i saj.
“Eja se ka në plan të më vrasë”, mësohet t’i ketë thënë Vuka shoqes së saj.
Edhe tre vite më parë, 58-vjeçarja u dhunua nga i vëllai dhe u dërgua në spital.
Autori, Fabian Vuka mendohet se ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh.
Më shumë video
Reklamë




