Subscribe

I akuzuar nga mazhoranca si prokurori që nxorri përgjimet e dosjes 339 që u publikuan nga media gjermane Bild, Besim Hajdarmataj u paraqit këtë të martë për intervistë si kandidat për në SPAK, strukturën e posaçme anti korrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Pyetjeve mbi një nga dosjet që trazoi politikën para zgjedhjeve të 30 qershorit , Hajdarmataj nuk i shpëtoi as para anëtarëve të këshillit të lartë të prokurorisë.

Ndonese seancat zhvillohen me dyer të mbyllura, mësohet se Hajdarmataj ka mohuar të ketë gisht mbi nxjerrjen e përgjimeve duke lënë të kuptohet se në ato materiale kanë patur akses edhe persona të tjerë.

Hajdarmataj ka hetuar edhe çështje të tjera të bujshme si atë ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe grupit Shullazi.

Ndërkohë edhe drejtuesja e prokurorisë për krime të rënda Donika Prela, kjo e fundit e akuzuar nga opozita si e kapur nga qeveria, u paraqit për intervistë para KLP-së. Për Prelën që gjithashtu synon një vend në SPAK komisioneri publik ka ankimuar më herët, kalimin e vetingut në komisioin e pavaruar të kualifikimit.

Në KLP u paraqitën edhe prokurorët Besnik Muçi dhe Doloreza Musabelliu ndërsa Behar Dibra mungoi për shkak të një seance gjyqësore.

Intervistat pritet të përfundojnë brenda kësaj jave dhe KLP do të përzgjedhë 15 nga 22 kandidatët për SPAK.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *