E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari u “mbyll derën” PD dhe PS për bashkëqeverisje

Nisma Thurje, nën siglën e të cilës do të garojë për deputete Rudina Hajdari, nuk do të pranojë të bashkëqeverisë me PS apo PD.

 

Këtë qëndrim të prerë e bëri të ditur vetë Hajdari në studion e “Quo Vadis”, përballë gazetares Pranvera Borakaj.

 

“Jo, sepse ajo c’ka mungon në shoqërinë tonë është mungesa e besimit që kanë qytetarët tek politikanë, tek partitë dhe në mënyrë që ne të fitojmë besimin dhe ta risim besimin dhe ta rrisim mbështetjen që kemi në vijim në vitet e ardhshme është duke qenë besnik ndaj atyre që sot na mbështesin, që sot na japin pra mundësinë dhe shancin për të qënë nesër në parlament dhe për t’i përfaqësuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë