E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit

Teksa këtë të shtunë u mbushën 30 vjet nga rrëzimi i bustit të diktaktorit Enver Hoxha, deputetja Rudina Hajdari bëri një thirrje në rrjetet sociale.

 

Ajo kërkoi nga qytetarët që të bëhen bashkë për të larguar mbetjet e komunizmit, të cilët sipas saj, ndodhen tek partitë e vjetra, bën me dije “Vizion Plus”.

 

“30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial. Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra,  dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë. Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë