Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek atentati i ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë.

 

Nga foltroja e Kuvendit, Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po merr përgjegjësi në lidhje me asnjë ngjarje të rëndë që po ndodh sot në vend.

 

“Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika. Sot nuk ke të blesh dhe shesësh më, ke vetëm veten tënde nuk ke asnjë alibi që të mbrojë. Sot je vetëm lakuriq para shqiptarëve pa asnjë shpresë dhe pa shënuar asnjë arritje në 6 vitet e fundit, ke kabinetin më të dobët me performancë të dobët që nuk ka bërë asgjë. Ke një vend të varfër, ku 30 % e popullsisë nuk shtyjnë dot muajin, kurse shtresa më e vyer e shoqërisë që po largohet”

 

Më tej Hajdari bëri një thirrje edhe për të rinjtë shqiptarë.

 

“Ca presim ne, një shprehje e madhe thotë asnjë nuk është aq i pasur që të blejë ta kaluarën. Ka vetëm një zgjidhje. Shqiptarët, të rinjtë e studentët duhet të luftojnë për ndryshimin e sistemit, se nesër vota e tyre do përfundojë në koshin e atyre që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Unë jam kundër këtij sistemi, poshtë ky sistem që po vret demokracinë në vend”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *