Deputetja Rudina Hajdari I ka bërë apel qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me situatën e vështirë me të cilën po përballet zona e Durrësit dhe Thumanës pas tërmetit me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter që goditi vendin kët të martë.

 

Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Shqipëria do të ketë mjetet e duhura dhe strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi.

 

“Gjendja e jashtëzakonshme ka pushtuar Shqipërinë sot, i gjithë populli shqiptar është solidarizuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti! Ky tërmet numëron dëme të panumërta në jetë njerëzish, si dhe në të mira materiale. Në funksion të kësaj, të gjitha strukturat e emergjencës me mjete sa të kufizuara, aq dhe bazike janë angazhuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga rrënojat e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Tërmete bien në vazhdimësi dhe kjo situatë ka vështirësuar akoma dhe më shumë ndihmesën ndaj të dëmtuarve, dhe rrezikun e shpëtimit të tyre dhe të qytetarëve që i janë vënë në ndihmë. Në këtë gjendje emergjente, vërehet qartazi edhe gadishmëria dhe disponibiliteti i fqinjëve tanë për të na dhënë ndihmën e parë. Qeveria është e vetmja që ka në dorë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që sot, Shqipëria të ketë mjetet e duhura dhe strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *