E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Opozita dhe mazhoranca takohen jashtë vendit e vendosin çfarë do të ndodhë

Deputetja opozitare Rudina Hajdari I kërkoi mazhorancësz që të vendosë për reformën zgjedhore pas ngritjes së grupeve paralmentare nga ana e opozitës.

 

Reklamë

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Hajdari hodhi akuza në drejtim të tre forcave të mëdha politike se na një anë shahen me njëra-tjetrën e nga ana tjetrër zhvillojnë takime jashtë vendit.

 

Hajdari tha se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të zgejdhin përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe të largohen përfundimisht personat me rekorde kriminale të përfshirë në listat e partive politike.

 

“Flisni me opozitën jashtë me kode. Këtej flisni se nuk doni këtë, këtej flisni se ata e kanë fajin. Ju lutem shumë, unë ua kuptoj shumë mirë kodet me njëri-tjetrin dhe dhe e di shumë mirë që bëni takime dhe jashtë Shqipërisë dhe diskutoni se çfarë do të ndodhë, si do të ndodhë dhe kujt do ta t’ja plotësoni qejfet. Por unë këtu nuk kam ardhur të bëhem fasada e asnjerit, e juaja dhe as e ish-opozitës. Unë kam ardhur këtu me parime dhe do të vazhdoj të luftoj për parimet e mia. Unë dua një sistem tjetër. Ti hapim rrugë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Të heqim përfaqësues këtu që nuk janë të denjë të përfaqësojnë Shqipërinë, që kanë ardhur me lista të mbyllura, me rekorde kriminale, të paedukuar, pa shkollim të lartë, pa kredite dhe merita për të qenë këtu.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë