Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik Rudina Hajdari nga Real Story është shprehur se nëse Presidenti Meta shpërndan parlamentin atëhere do të kishim një shkelje të rëndë të kushtetutës.

 

“Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve por që nuk ka arritur të gjejë një datë tjetër dhe kjo do të thotë se ka shkelur kushtetutën. Nga ana tjetër kemi pasur një mazhorancë që ka shantazhuar opozitën se do të miratojë një rezolutë duke përë që të ndërhyrje. Nëse ndodh që presidenti shpërndan parlamenin është shkelje e rëndë e kushtetutës. Nesë e bën një gjë të tillë atëherë kemi të bëjmë me një dënim të rëndë. Unë besoj që nuk do ta bëjë pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në këto vite.”

 

Nga ana tjetër analisti Arjan Vasjari ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi Kushtetuese për shpërndarjen e parlamentit.

 

“E perjashtoj ne menyre absolute. Nuk ka asnje  mundesi Kushtetuese, nuk ka asnje mundesi praktike per shperndarjen e Parlamentit.”

 

Gjithashtu nga Real Story Hajdari është shprehur se për të formuar një lëvizje të re politike duhet një ndryshim sistemi.

 

“Formimi i nje levizje te re politike, kerkon ndryshimin e sistemit. Ne nuk duam nje  marreveshje qe i zgjat jeten ketyre partive dhe nuk sjell asgje produkt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *