Me shqetësim, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari reagoi në rrjetet sociale për radhët kilometrike që janë krijuar në Kakavijë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të ndihmojnë me sa mundësi kanë ata që po vuajnë në radhë.

“Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije. Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit. Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.”

Një thirrje Hajdari e bëri edhe për qeverinë. Sipas demokrates, qeveritarët duhet të lënë pushimet dhe të qëndrojnë në krye të detyrës për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve. Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm. Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!”

Rudina Hajdari premtoi se ajo vetë do të flasë me homologë të parlamentit grek për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

Në Kakavijë ka mbërritur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa Ministria e Jashtme po negocion me palën greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *