E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari flet si Yuri Kim: Topi është në dorën e Ramës! Nuk votojmë reformë me vota të blera!

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari përdori të njëjtën gjuhë si ambasadorja amerikane kur foli për mediat pas takimit të kryeministrit Edi Rama me opozitarët e rinj. Hajdari tha se topi është në fushën e Ramës për të vendosur për fatin e reformës zgjedhore.

Reklamë

“Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës!  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë reformën zgjedhore.”

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj pozitivisht kërkesës së bërë nga tre kryetarët e grupeve parlamentare për një takim. Reforma zgjedhore u dakordësua në tryezën e Këshillit Politik, por opozita parlamentare nisi të kërcënojë se nuk do ta japë votën nëse nuk jepet fjala për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë