Kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të PD-së Rudina Hajdari në fjalën e saj në kuvend është shprehur se opozita e re nuk është për bojkotin e zgjedhjeve.

 

Ndër të tjera Hajdari ka theksuar se ky grup parlamentar do përpiqet që të mos lerë një vend bosh në këto zgjedhje.

 

“Do kërkoja nga çdo demokrat që të na mbështesin në këtë iniciativë. Nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sado e korruptuar të jetë kjo mazhorancë, ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ne nuk duam të bojkotojmë çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ne do përpiqemi që opozitarëve mos ti lemë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj në këto përpjekje për të mos i bojkotuar zgjedhjet, ta rikonsiderojnë vendimin, sepse nuk është një mjet demokratik, nuk mund të luajmë jashtë rregullave politike, të respektojmë Kushtetutën. E konsideroj të rëndësishme që ne të përgatitemi dhe të marrim masa të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Ftoj çdo lloj demokrati të na përkrahë që të mundohemi të shpalosim alternativën tonë në parlament, të hapim rrugë për një garë reale në parlament, të ndryshojmë sistemin, ti japim fund sistemit që e ka kalbur demokracinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *