Deputetja Rudina Hajdari kërkoi bashkëpunim mes forcash politike për hir të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke komentuar vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për të shtyrë Konferencën Ndërqeveritare, Hajdari tha për “Vizion Plus” se janë disa kushte që nuk janë plotësuar ende siç duhet.

 

“Mendoj se ka një sërë arsyesh pse disa venmde të BE qëndrojnë skeptikë për integrimin. Reforma zgjedhore, reforma në drejtësi janë kyçet dhe prioritetet, edhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për disa vende si Holanda, Danimarka apo Franca ende nuk janë plotësuar këto kushte dhe janë detyrë e Shqipërisë. Këto detyra nuk varen nga parlamenti, por është një përgjegjësi ndërsektoriale. Integrimi i Shqipërisë duhet të jetë një përgjegjësi që duhet ta ndajmë me çdo kah politik.”

 

Ajo komentoi edhe akuzat e hedhura për kryedemokratin Lulzim Basha për hetimin e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

 

“Këto janë telenovela dhe për mua nuk ka asnjë rëndësi. Është një mënyrë për të devijuar debatin. Në mënyrë vulgare duan të heqin dhe të imponojnë ndaj publikut shqiptar një histori që njerëzit nuk kanë interes ta dëgjojnë. Po hiqet vëmendja aferat korruptive. U harrua çdo gjë tjetër.”

 

Rudina Hajdari bëri me dije se shumë shpejt do të laçojë partinë e re politike. Ajo tha se momentalisht po punohet me idenë, vizionin dhe kandidatët për çdo qark.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *