Deputetja Rudina Hajdari ashpërsoi tonet këtë të enjte në seancën plenare. Gjatë fjalës së saj, Hajdari u ndal tek krimi dhe deklaroi se në Elbasan të gjithë qytetarët i njohin kush janë anëtarët e bandave kriminale. Sipas saj, vetëm kryeministri, polici dhe prokurori hiqen sikur nuk dinë gjë.

 

“Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është shkrirë me krimin e organizuar! Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale. Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që kryeministri dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale. Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t’i nxjerrë, t’i vërë taksa, t’i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *