Subscribe

Pikëpyetjeve qe ngriti Brexit per procesin e zgjerimit te Bashkimit Europian me anëtare te tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u ka dhëne përgjigje komisioneri per Zgjerimin ne union, Johannes Hahn. Duke folur ne Forumin Ekonomit ne Paris ne kuadër te procesit te Berlinit, Hahn sqaroi se ky proces nuk do te ndalet.

“Per here te pare përballemi me largimin e nje vendi nga Bashkimi Europian, por kjo nuk do te thotë se është ndalur procesi i zgjerimit, veçanërisht me Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, ka shume arsye qe ne kohe te tilla te jemi te vendosur per t’u zgjeruar. Edhe komisioni Europian, edhe une jemi te vendosur ta bëjmë ketë”.

Ndonëse BE ndodhet ne nje faze te vështire, perspektiva europiane per vendet e Ballkani Perëndimor nuk eshte shuar, pasi siç theksoi Hahn, shumica e tyre ka treguar angazhim te qarte per reformat. Edhe për kancelaren gjermane Angela Merkel samiti i Parisit per Ballkanin Perëndimor do t’i shërbeje lehtësimit te pranimit te shteteve te këtij rajoni ne union dhe forcimit te paqes dhe stabilitetit. Por anëtarësimi do te ketë shpejtësi te ndryshme dhe do te ndodhe ne faza te ndryshme.

Pjese e diskutimeve ne samit jane edhe çështjet e emigracionit, te sigurisë, përfshire edhe luftën kundër ekstremizmit, punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes te rinjve.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *