E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hahn viziton të hënën Prishtinën

Eurokomisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Johannes Hahn, pritet të vizitojë Prishtinën të hënën.

 

Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veselin, me të cilët do të bisedojë për tarifën 100% ndaj mallrave serbe.

 

Reklamë

Bashkimi Europian ka reaguar ashpër ndaj tarifës së qeverisë së Kosovës, ndërsa ke bëre thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve mes 2 fqinjëve.

 

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se taksa ndaj mallrave serbe do të mbetet në fuqi deri sa Beogradi të njohë Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë